Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama ka reaguar pas aludimeve se tani që PD-ja hyri në zgjedhje ai rrezikon të mos hyjë në Parlament për shkak të renditjes në listën e kandidatëve.
Por Rama i ka qetësuar të gjithë personat e shqetësuar duke thënë se nuk është i fundit në listë por në mes të saj, duke paralajmëruar kështu se LSI do të marrë 10 deputetë sipas tij.
“Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nenkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të perfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Eshtë momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti,” thotë Luan Rama. /b.d