Ka përfunduar rreth orës 15:00 takimi mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në zyrën e këtij te fundit.
I pyetur për marrëveshjen e arritur, Meta tha: Jam shumë i lumtur që ka pasur një marrëveshje. Kjo ka qenë ëndërra ime, ky ka qenë kontributi im. Le të shpresojmë që të bëhet publike dhe të ndihmojë në procesin e zgjedhjeve për garantimin e standardeve.
Ilir Meta u pyet nëse ndjen keqardhje që nuk ishte ai negociatori mes palëve për arritjen e kësaj marrëveshje. Ish-kreu i LSI u shpreh se: Unë nuk kam qenë ndërmjetësuesi por imponuesi i saj, bashkë me partitë e tjera.
I pyetur përse u takua me Berishën, Ilir Meta u përgjigj: Z. Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm ta ndjek me kënaqësi. /javanews/b.d