Për Petrit Vasilin paketa McAllister e ka të përcaktuar qartë datën e zgjedhjeve, që është 16 korriku sipas ti. Një një deklaratë pas takimit 2 orësh në kryesinë e kuvendit, kryetari i LSI deklaroi se forca e tij politike mbështet plotësisht paketën dhe kërkoi që të vihet në zbatim menjëherë.
“Sot patëm mundësi të zhvillonim një dialog më të gjërë. Ishte një nismë e dobishme, pasi u njohem me produktin e negociatave mes PD-PS, të negociuara edhe nga zyrtari i DASH. LSI e bindur dhe e palëkundur që paketa McAllistër duhet të zbatohet pikë për pikë, dhe duhej pranuar që në fillim, por nuk është kurrë vonë. Paketa i jep zgjidhje krizës dhe është e pranueshme për të gjithë. Çdo minutë kohë e humbur është në dëm të vendit. Sjellja politike të shihet në këtë dritë dhe përgjegjeshmëri, pasi çdo shkarje na çon në pasiguri. Paketa McAllister ka datën 16 korrik si datë zgjedhjesh, dhe ky është një limit i arsyeshëm në kohë. Rama dhe Basha po diskutojnë kokë më kokë. Besoj se kompromisi do të arrihet, nuk ka arsye të rrimë peng”, deklaroi Vasili./javanews.al/a.ç