Në fillim ishte shumë vështirë, por tani çifti gjerman ka gjetur qetësinë dhe paqen në Shqipëri. Gabriele dhe Konrad Woller kanë emigruar nga Gjermania në Shqipëri. Çifti gjerman ishte shpërngulur në Shqipëri në muajin shkurt, ndërsa peripecitë e kësaj shpërnguljeje i kishte përcjellë emisioni “Goodbye Deutschland”, shkruan “vox.de”.
Jetesa nga Gjermania në Shqipëri dallon shumë, kështu që çifti gjerman në fillim e kishte shumë vështirë, përcjell albinfo.ch. Ata nuk e flasin gjuhën shqipe dhe nuk kanë përvojë në biznesin e restorantit. Ata kanë dashur të hapin një kamping me një restorant të vogël.
Por, problemet fillojnë menjëherë, pasi kampi të cilin ata kishin dashur të marrin me qira ishte mbyllur. Ëndrra duket larg, por çifti Woller janë të vendosur.
Ata kanë takuar një person që është gati të japë kampingun me qira. Kjo ishte e tëra që ata donin. “Ne kemi pasur shumë fat”, thotë Konrad. Pas një kohe të gjatë ai është i lumtur. Pasi emigrimi filloi të kishte shumë probleme, gjërat po fillonin të përmirësoheshin.
Vendi i tij nuk është vetëm i bukur, por ka shumë hapësira për kamp dhe tenda. Gjithashtu ekziston një tarracë e lidhur me kuzhinë. Gjithashtu edhe punonjësit janë shumë profesional. “Ne kemi një staf profesionist”, theksoi ai, transmeton albinfo.ch. Çifti gjerman më në fund ka gjetur qetësi dhe paqe në Shqipëri dhe po e shijon aventurën atje.
ma.me