Kryeministri Edi Rama deklaroi pak minuta më parë nga Elbasani se nesër PS fillon zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas tij, jemi mësuar në shumë vitë të shikojmë sherre, dasi kriza, që janë prodhuar nga politikanët, elitat që flasin në emër të popullit, ppr që nuk bëjnë thuajse asgjë.
“Jemi në fazën përmbyllëse të një krize që u krijua nga vetë PD. U përpoq që krizën e saj të çadrës t’ja eksportonte gjithë Shqipëris. I hapi luftë gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ne bëmë të gjitha përpjekjet që çështjet të adresohen për garancitë e zgjedhjeve iu ofruan PD. Ne kërkuam vetëm një komision hetimor për një proces zgjedhor që u damkos në 1/3 e saj. Ne nuk kërkuam qeveri teknike, por një të drejtë kushtetuese dhe beteja përfundoi vetëm me shkrimin e një neni hapjen e kutive për të gjitha subjektet që kanë pretendime. Ishte fitore minimale në raport me përpjekjet. S’kemi parë ndonjëherë që një kryeministër t’i lutet kryetarit të opozitës që të vi për dialog. As Romeo si është lutur Zhulietës kaq shumë dhe përfundimi ishte jo. Ai thoshte bëj dialog me ty kur të më vish me dorëheqje. U tërhoqëm nga zgjedhjet në Kavajë sepse donim t’i jepnim një shans PD për rrugën e arsyes. Tërheqja nga Kavaja nuk ishte provë se ne kishim frikë. Jemi në orët e fundit. Vijojnë lojën sërish. Çfarë është Shqipëria një kopsht ku të gjithë shkojnë pas një fëmije grindavec? Askush s’mund të jetë mbi ligjin”, deklaroi Rama.