Dikur gjërat kanë qenë më ndryshe sa i përket rrjeteve sociale, ndërsa tani çiftet duhet t’i negociojnë politikat e Snapchat-it, Instagram-it, Facebook-ut e Twitter-it për të kuptuar nëse janë apo nuk janë në lidhje “zyrtarisht”.
Por ndaloni së brengosuri, sepse personat të cilët nuk postojnë në rrjete sociale gjëra rreth lidhjes sy tyre, faktikisht janë më të lumturit. Është tejet normale dhe e shëndetshme të krenoheni për partnerin tuaj, sidoqoftë, një studim tregon se ekziston një ndërlidhje mes asaj se sa çift i lumtur jeni dhe sa shpesh postoni fotografi në çift.
Fillimisht, duhet të keni parasysh se njerëzit të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale në përgjithësi janë më të lumtur. Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shkaktojë depresionin, sepse i shtyn njerëzit t’i krahasojnë jetët e tyre me të miqve apo të tjerëve. Kur jeni të lumtur me jetën tuaj (apo të lumtur me lidhjen tuaj) ju në mënyrë natyrale e shijoni atë, dhe nuk keni kohë të bëni selfie apo ta përditësoni statusin.
ma.me