Arrestohet 30-vjeçarja Arnisla Kopliku
Arnisla Kopliku është prangosur nga policia e Shkodrës dhe për të gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ajo është kallëzuar nga disa qytetarë të ndryshëm të cilëve Kopliku ju kish premtuar udhëtim turistik drejt Antalias por ditën e udhëtimit ajo ju ka komunikuar se agjensia e saj turistike kish falimentuar.
Këto mashtrime sipas prokurorisë ajo i kryente teksa prezantohej si administratorja e “Magic Horizont” me anë të sëcilës premtonte kundrejt pagesa ture në Turqi dhe bileta avioni.
Arnisa Kopliku është 30 vjeçe e datëlindjes 1987 dhe sipas hetimeve ajo ka konsumuar veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda ndaj disa personave.
Përfitoi 4900 euro duke mashtruar
Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit nga gjykata e shkodrës e cila ka miratuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 30-vjeçares Kopliku. Në më pak se dy vite nëpërmjet mashtrimit rezulton se Arnisa Kopliku ka mundur të përfitojë nga qytetarët 10 mijë euro.