Një 30-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pas denoncimit të një 20-vjeçareje se ndaj saj Mariglen Çunaj ka ushtruar presion dhe dhunë për të kryer prostitucion. Policia bën me dije se Mariglen Çunaj, 30 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kavajë është arrestuar sot në një rrugicë të lagjes “Pavarësia” Vlorë. Ndërkohë që dje është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja K.L., 20 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Mariglen Çunaj, ka ushtruar presion dhe dhunë fizike ndaj saj me qëllim që kjo e fundit të ushtronte veprën penale të prostitucionit kundër vullnetit të saj.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është arrestuar disa herë për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” neni 114 i Kodit Penal.
ma.me