Ramush Haradinaj nuk e fshehu ne Tirane ambicien e tij, qe po e mban te lidhur me politiken.
Ai ka thënë qarte se ka interes per te qene kryeministër i Kosovës. “Dua të marr përgjegjësi të drejtoj vendin”, tha ai.
Lideri i AAK akuzoi qeverinë “Mustafa” se ka punuar në dëm të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri u rrëzua. Sipas tij, demarkacioni dhe Asociacioni janë gabimet kryesore të Mustafës.
Haradinaj këto komente i ka bërë në emisionin “Opinion” në TV Klan.Ndërsa Fevziu i kujton se qeveria e drejton partia e parë që fiton zgjedhjet, ai tha se VV dhe PDK nuk janë para AAK me vota.
“S’jemi larg njëra tjetrës. Edhe ne kemi përkrahje gjithnjë në rritje”, u shpreh ai, duke shtuar se ishte i hapur edhe për koalicione. “Deri tani jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapur edhe për partitë e tjera”, shtoi ai.
Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “është e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha urbane të Kosovës…”. (b.an)