Djemtë në Tiranë dinë të jenë edhe romantikë. Kështu një djalë vetëm 18-vjeç ka lënë pa fjalë shoqen e tij të klasës në një gjimnaz në kryeqytet kur i ka bërë një surprizë me të vërtetë të bukur.
Ai ka shkruar me petale trëndafili ne dyshemenë e klasës pyetjen se nëse vajza pranonte të ishte shoqëruesja e tij në maturë duke e shoqëruar edhe me një zemër të madhe të krijuar po me petale trëndafili.
Ka qenë vetë vajza e cila e emocionuar së tepërmi ka kontaktuar pranë redaksisë sonë duke na dërguar dhe foton në fjalë. Një gjest ky për t’u lavdëruar nga ana e djalit i cili përveçse lumturoi shoqen e klasës, xhelozoi edhe vajzat e tjera të cilave askush deri në këto momente nuk u kishte bërë një surprizë të tillë. Ja se si shprehet vajza në mesazhin e saj:
“Përshëndetje nqs është e mundur të postohet kjo foto do ua dija për nder. Këtë surprizë ma bëri një shok në klasë dhe mendoj se duhet të merret për shembull nga çunat shqiptarë sepse nuk e shpreh dot me fjalë se ça lumurie ndjeva në ato moment. Mendoj se çdo femër ka nevojë për të tilla gjera. Faleminderit.”.