Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me mbështetës të kësaj force në njësinë numër 10 në Tiranë.
Gjatë fjalës së mbajtur Idrizi ka dhënë disa mesazhe të forta në lidhje me situatën politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve në këtë klimë të tensionuar dhe pa praninë e opozitës. Ai i ka cilësuar këto zgjedhje si të pazakonta teksa ka shtuar se po shkohet me parimin stalinist.
“Ne mendojm që zgjedhjet nuk bëhen vetëm për partitë. Iluministët luftë kundër pushtetit absolut. Ne shkojmë në zgjedhje me parimin stalinist. Këto janë zgjedhje të pazakonta për shqiptarët. Votoni numrin 5 që këtë vend të mos ua lëmë të marrëve. Pushteti të mos jetë në duart e 1 ose disa njerëzve si sot”, tha Idrizi./a.m.