Është bërë e zakonshme tashmë nbisja e ditës me një përshëndetje për shqiptarët në rrjetet sociale nga ana e klryeministrit rama çdo mëngjes. Këtë herë ai ka zgjedhur disa foto nga Ulza.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të transformimit të Ulëzës nga një qoshe e lënë në harresë e degradim deri më 2013, në një zonë të rilindur urbane dhe një destinacion i ri turistik sot, që ka rritur ndjeshëm mirëqenien për banorët dhe i ka dhënë frymëmarrje të re ekonomisë lokale”, shkruan Rama.
Postimi
Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të transformimit të Ulëzës nga një qoshe e lënë në harresë e degradim deri më 2013, në një zonë të rilindur urbane dhe një destinacion i ri turistik sot, që ka rritur ndjeshëm mirëqenien për banorët dhe i ka dhënë frymëmarrje të re ekonomisë lokale.
Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë dhe ne nuk do të reshtim deri kur transformimi i dukshëm të prekë çdo lagje në çdo bashki, çdo komunë, çdo fshat dhe çdo familje në rrugën tonë të vendosur./a.m.