Vetëm gjatë muajve tetot, nëntor dhe dhjetor të vitit që lamë pas Kuvendi Kosovës për dreka dhe darka ka shpenzuar më shumë se 43 mijë euro.
Po ashtu, shuma të ngjashme, apo edhe më të larta janë shpenzuar edhe në tre mujoret tjerë të vitit që lamë pas, raporton zëri.info.
Në raporti vjetor financiar të Kuvendit të Kosovës për vitin 2016 shihet se Kuvendi Kosovës në tre muajt e fundit të vitit 2016 ka organizuar darka për delegacione të huaja, por edhe për deputet të Kuvendit, e ku ka ndodhur që vetëm për një drekë të jenë shpenzuar deri në 9940 euro, raporton zëri.info.
Nga kjo shumë e një pjesë e mjeteve është paguar edhe bufesë së Kuvendit të Kosovës nga e cila deputetet, por edhe mysafiret e tyre shërbehen më pije, raporton zëri.info . (b.an).