Apple thuhet se ka blerë një kompani të re për inteligjencë artificiale, “Lattice Data” për 200 milionë dollarë.
Sipas “TechCrunc”, marrëveshja është mbyllur javë më parë dhe rreth 20 inxhinierë të kësaj kompanie i janë bashkuar Apple-it.
Teknologjia e kësaj kompanie fokusohet në të “dhënat e fshehta”, informacione të ruajtura në rrjete kompjuterike që nuk janë format i duhur për kompanitë.
Lattice përdor asistentin për t’i gjetur të gjitha këto të dhëna.
Asistenti inteligjent është teknologji që po përdoret nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, përgatiti Koha. (b.an)