E përditshmja spanjolle, AS ka publikuar karikaturën e ditës, e cila i kushtohet Cristiano Ronaldos. Real Madrid dhe Cristiano Roanldo do të luajnë në finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit.
Madrilenët kësaj radhe në finale do të takohen me Juevntusin, skuadër e cila këtë edicion nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë garë.
Kjo garë do të jetë një mundësi e madhe për Ronaldon që të barazohet me Leo Messin me tituj të Ligës së Kampionëve dhe të bëj një hap edhe drejt Topit të Artë, ku në rast të triumfit, do të barazohej edhe aty me argjentinasin, të dy nga pesë, përgatiti ”Express”. (b.an)