Njëri nga liderët e serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanovic ka thënë se diplomacia dhe politika e Serbisë vazhdimisht i ka nënçmuar shqiptarët, dhe sipas tij ky ishte gabimi më i madh historik.
“Ne kemi shumë paragjykime për shqiptarët, por në fakt nuk dimë shumë për ta. Për historinë e tyre, për kulturën, traditën dhe të tjerat”, ka thënë Ivanovic, njofton ‘Blic’ përcjell gazetametro.
Sipas tij, politika serbe ka menduar se shqiptarët kanë qasje tradicionale dhe nuk mund të jetojnë me të tjerët, e këtu është bërë edhe gabimi, vlerëson Oliver Ivanovic.
Tutje ai u shprh se dy etnitë edhe mund të jetojnë bashkë në një rrethanë të caktuar.
“Mendoj se serbët dhe shqiptarët mund të bashkëjetojnë vetëm kur gjendet interes i madh i përbashkët”, ka thënë Ivanovic, duke shtuar se “realiteti i ri në Kosovë, çdo ditë e më shumë ka filluar të pranohet nga serbët. Sidomos nga ata serbë që jetojnë në Kosovë”./a.ç