Këtë të dielë Franca zyrtarisht do të ketë në krye të saj Presidentin e zgjedhur një javë më parë Emmanuel Macron i cili merr celësat e Champs Elysees. Presidenti në ikje Hollande e mirëpriti 39-vjecarin me buzëqeshje dhe me një shtrëngim të gjatë duarsh.
Të dy më pas hynë në Pallatin Presidencial ku Hollande do t’i dorëzojë pasaradhësit detyrën dhe të gjitha sekretet që vetëm kreu i shtetit duhet ti ketë nën zotërim. Mes sekreteve janë edhe kodet nukleare që sipas mediave nuk janë thjesht shifra por është një proces kompleks çka siguron që vetëm presidenti duhet të japë urdhër.
Presidenti i ri mbërriti në Pallatin Presidencial me një makinë Renault, gri të blinduar dhe gjatë të gjithë përshkrimit të rrugës u prit me duartrokitje nga turma e cila kish dalë për ta përshëndetur. Ndërsa bashkëshortja e tij Briggite mbërriti në Champs-Elysees pak minuta përpara tij.
Në fund të ceremonisë Macron do të përshkojë i vetëm Champs-Elysees deri tek Harku i Triumfit ku do të përshëndes memorialin e “Ushtarit të Panjohur”. Emmanule Macron një javë më parë arriti të fitonte votën e francezëve duke lënë shumë mbrapa garës rivalen Marine Le Pen.
Macron kandidati surprizë themelues i partisë En Marche u cilësua fryma e re e Europës pasi ka premtuar se do të forcojë unitetin e Bashkimit Europian.