Pas denoncimit të “SFIDA për Shqipërinë”, kryeministri Rama i ka dhënë urdhër administratës ku i kërkon që të mos merret me fushatë gjate orarit të punës. Edhe LSI, pas shqetesimit të Sfides, kanë theksuar se punonjësit e shtetit shqiptar nuk duhet të merren me garën politike.
SFIDA denoncoi publikisht pak ditë më parë këtë praktikë duke vënë theksin te fakti që administrata publike ndalohet me ligj të përfshihet në fushata zgjedhore apo të përdorë mjetet shtetërore në shërbim të partive politike. Në një deklaratë sot, SFIDA thotë që gjendja ku ndodhemi tregohet nga fakti që kryeministri dhe LSI duhet të japin urdhër për zbatmin e ligjit. SFIDA shprehet se do të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme që shteti shqiptar të mos vihet në shërbim të partive, por në shërbim të qytetarëve.
Gjergj Bojaxhi, Ermal Hasimja, Blerina Turdiu, Medlir Mema janë disa nga kandidatë e SFIDËS në zgjedhjet e 18 qershorit, me numrin 6 në fletën e votimit. Kryetar administrativ është Hektor Ruci.
ma.me