Presidenti Bujar Nishani, duke u solidarizuar me Arbana Xharrën dhe familjen e saj, dënoi sulmin ndaj saj duke e quajtur një akt burracak.
Presidenti Nishani këto komente i bëri në Prizren, ku edhe u nderua me çmimin “Qytetar nderi i Prizrenit”.
“Sot në mëngjes duke ardhur në Prizren pash një lajm të hidhur, jo të mirë, të dhunës ndaj një gazetareje, ndaj një veprimtareje, ndaj një zonje. E dënoj këtë akt burracak duke shprehur solidaritetin me të, me familjen e saj dhe gjithë qytetarët e Kosovës, por mbi të gjitha solidaritetin dhe nderimin për dimensionin e jashtëzakonshëm të lirisë që më shumë se çdo popull dhe çdo vend, Kosova dhe populli i Kosovës e njohin, e dinë, e kanë paguar por edhe e ofrojnë dhe e adresojnë çdo ditë”, tha Nishani./b.d