Ambasadori amerikan nuk i ka rezistuar “mëkatit të gojës” – ai e ka mbushur qesen plot me ëmbëlsira në një pastiçeri.
Donald Lu duket që i ka aq qejf të ëmblat, sa një ëmbëlsirë e ka marrë në dorë për ta ngrënë menjëherë.
GSH.al sjell fotot ku diplomati shfaqet i veshur thjesht, me një T-shirt, atlete dhe xhinse.
Klientët e tjerë të dyqanit shkrepin foto të tij ose me të.