Eduard Ndocaj pasi u bë pjesë e koalicionit opozitar, po tregohet mjaft aktiv në aksionin politik kundër mazhorancës dhe ndërkombëtarëve që kritikojnë qëndrimet e opozitës. Ndocaj ka sulmuar ashpër komisionerin Hahn gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në facebook.
Ai tha se Hahn duhet të bëjë detyrën, teksa shtoi se në Shqipëri BE sjell të korruptuarit.
“Sa herë ndërrohen këta komisionerët, si këta palaçot, ne na shtohen kushtet. Do presim fjalën e SHBA për të na thënë nese jemi në rrugën e duhur apo jo. Në Shqipëri mungon demokracia dhe vota e lirë, shqiptarët duhet të jenë bashkëpunues. Nuk besoj se Hahn ka të drejtë për ato që thotë sepse nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor. Hahn të bëjë detyrën e tij, shqiptarët prej mijëra vitesh janë pjesë e Bashkimit Europian. Nëse Europa e krishterë ekziston sot, ekziston vetëm prej shqiptarëve, prej Skënderbeut. Europa nuk na bën nder nëse na bën pjesë. Na dërgojnë njerëzit me të korruptuar që janë në Europë, siç ndodhi me Ettore Sequi, edhe këta të tjerët kështu do dalin”, u shpreh Ndocaj gjatë një komunikimi direkt me qytetarët./a.m.