Presidentit i Republikës, Bujar Nishani është shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit. Nishani ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë që prej ditës së djeshme.
Iniciativa është ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Para nderimit, Nishani zhvilloi një takim me kreun e Komunës, ndërsa më pas iu dha titulli i lartë i Komunës “Qytetar Nderi”.
Presidenti Nishani shpërndau dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve./a.ç