Një 23-vjeçar nga Ballshi është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe mbyllur në garazh një person në vitin 2013. Sipas policisë, Thomas Cela, në bashkëpunim me një person tjetër kanë rrahur para 4 vjetësh shtetasin H.Sh
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, policia e Fierit ka vënë në pranga Thomas Çela, 23 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Ballsh.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 09.05.2017, e ka dënuar atë me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Thomas Çela, në vitin 2013 në bashkëpunim me A.H, i cili është shpallur në kërkim nga ana policia kanë rrahur për motive të dobëta H.Sh dhe më pas e kanë mbyllur në një garazh në qytetin e Ballshit./javanews.al/a.ç