Komisioneri për Zgjerimin në BE Johanes Hahn ka shpërndarë një letër të hapur për shqiptarët pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai dha një deklaratë të fortë kundër bojkotit të opozitës teksa tha se “procesi demokratik duhet të vijojë, edhe pse disa duan të qëndorjnë prapa”.
Hahn tha se thirrjet për pengimin e zgjedhjeve janë standard i papranueshëm dhe se liderët politik do mbajnë përgjegjësi nëse nuk lejojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e votës.
Referuar shtyrjes së procesit zgjedhor në Kavajë, Hahn tha se “humbi demokracia”, referuar këtu deklaratave nga opozita që e cilësonte si fitore të qytetarëve.
“Në lidhje me këtë, më lejoni të them edhe një gjë. Fakti që zgjedhjet në Kavajë nuk mundën të zhvilloheshin nuk është fitore për askënd. Kjo është një humbje e qartë për demokracinë”, tha Hahn./a.m.