Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij letrën e Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn lidhur me situatën politike në vendin tonë. “Një mesazh i pazakonshëm nga komisionari evropian Johannes Hahn, për qytetarët shqiptarë pa dallim,” shkruan Rama përpos letrës.
Komisioneri Hahn në letrën e tij shprehte keqardhje për bojkotin e zgjedhjeve nga ana e opozitës, por gjithsesi ai tha se demokracia duhet të ishte një proces që duhet të ecte përpara, sidomos për një vend si Shqipëria që ka aspirata për t’u bërë anëtare e BE-së.
Ndër të tjera ai tha se: “Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Dhe edhe më thellë: ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.
c.a