Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që më 11 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme në vend.
Komisioni i Zgjedhjeve urdhërohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e nënshkruar sot nga Presidenti Thaçi.
Zgjedhjet e parakohshme u vendosën që të mbahen më 11 qershor, pasi përmes mocionit të Nismës me 78 vota pro deputetët vendosën për ta rrëzuar Qeverinë “Mustafa”.
Ndërkohë që vendimin e tij, Thaçi e ka marrë pas një takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive politike. Shumica e partive politike kanë favorizuar datën 11 qershor, ndërkaq kishte edhe propozime që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor.
Megjithatë, në fund, Thaçi ka konfirmuar kabineti i tij, ka marrë vendim që data të jetë 11 qershori. Diskutimet për datën e zgjedhjeve, pasuan vendimin e Presidentit, Hashim Thaçi për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që u mor pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë./a.m.