“Ka një datë të përcaktuar nga Presidenti. Nuk është vonë për PD. Shpresoj të kemi zhvillime dhe si rezultat i negociatave. Kompromisi duhet arritur edhe pse jemi në tejkalim të afateve zgjedhore. Kolegji zgjedhor po trajton ankimimin e opozitës çdo gjë mund të pritet. Shpresohet për një zgjidhje por përtej ditës së hënë nuk do të kishte kuptim”, tha Panariti.
Ministri Panariti ishte në tregun e bagëtive të Ceraves ku u shpreh se është jashtë standarteve.
Ministri tha se ka një projekt për transformimin e tij ndërsa garantoi fermerët se do të investohet në stalla.
“Ky nuk mund të quhet treg. Ka nevojë për investim. Kemi një projekt për ta transformuar atë. Edhe matrikullimi këtë vit nuk do të paguhet dhe do ta mbulojë shteti. Do investojmë për ndërtimin e kapaciteteve strehuese, pra stallat. Kemi arritur të konsolidojmë standartin e tregtimit të bagëtive”, tha Panariti.