Sali Berisha është shfaqur sot në çadrën e opozitës nga ku ka mbajtur fjalën si çdo të enjte. Ish-kryeministri ka përshëndetur banorët e Kavajës pasi sipas tij, në një akt madhështor ata e kthyen Kavajën në Vaterlo.
“Kavaja, me një mesazh të jashtëzakonshëm i tha Edi Ramës së data 7 Maj do të jetë fundi yt. Kavaj i tha Edi Ramës se më datën 7, do të japim ty atë që i dhamë Ramiz Alisë në 1991. Kavaja i tha Ramës mjerë ata që prekin pluralizmin sepse disfata e turpshme i pret” – tha Berisha.
Sipas Berishës, 13 maji do të jetë protesta më e fuqishme në historinë e protestave të vendit. Ai tha se drejt Tiranës do të marshojnë nga mbarë Shqipëria.
“Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert e tyre për ata që do të vijnë në protestë. E ftoj Edi Ramën të rrijë në dritaren e kryeministrisë më 13 Maj sepse ne e kemi protestën paqësore. Por se cila është çadra, do të tmerrohesh” – tha ish-kryeministrit.
Edhe pse Kuvendi ka përfunduar punimet, opozita vijon të enjteve seancat plenare paralele në çadër. Traditë kjo që ka nisur prej shpalljes së bojkotit më 18 Shkurt. /javanews/b.d