Trajneri Tomas Brdariq nuk është më trajner i Shkëndijës, ndërsa deri në fund të sezonit, skuadrën tetovare do të drejtojë ndihmësi i tij, Erhan Selimi.
Drejtuesit e Shkëndijës konfirmuan se trajneri gjerman në mungesë të rezultateve ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar nga ana e kryesisë, transmeton Alsat-M.
Brdariq premtoi titullin e kampionit dhe në kushte kur nuk arriti të realizoi ambiciet e vendosura, falënderoi klubin për besimin dhe kërkoi largimin.
Tani skuadrën e Shkëndijës deri në fund të sezonit dhe në finale të Kupës së Maqedonisë do të drejtojë ndihmës trajneri i parë, Erhan Selimi, thuhet në komunikatën e skuadrës tetovare, përgatiti Koha. (b.an)