Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Thumanë të Fushë-Krujës ndërsa raportohet për dy persona të plagosur.
Mësohet se autoboti i një fabrike që prodhon çimento ka dalë nga rruga ku si pasojë dy shtetas kanë marrë plage trupore.
Policia njofton se si shkak dyshohet pagjumësia e drejtuesit të mjetit me targë AA773PM. /b.d