9 kongresmenët amerikanë i janë drejtuar zyrës së Ministrit Bushati, teksa fokusi i bisedës mes tyre ka qenë reforma në drejtësi.
Kryetari i delegacionit, shefi i Komitetit mbi Çështjet e Drejtësisë Bob Goodlatte vuri në dukje progresin e deritanishëm të reformës në drejtësi, ndërsa Ministri Bushati u shpreh se aktualisht reforma ka ngecur për shkak të bojkotit të opozitës.
Kryetari Goodlatte theksoi rëndësinë madhore të zbatimit të reformës, për krijimin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek drejtësia dhe ligjshmëria ashtu edhe besimin e operatorëve ekonomikë e tregtarë që duan të investojnë apo bëjnë biznes në Shqipëri.
Nga ana e tij Bushati bëri gjithashtu dhe një panoramë të situatës dhe zhvillimeve në rajon, evidentoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, masat e marra nga qeveria në bashkëpunim me vende dhe organizata partnere në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, evidentoi bashkëpunimin dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe situatën e të drejtëve të njeriut në vend./b.d