Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar qytetarët se në protestën e opozitës mund të ketë dhunë.
“Nëse shikoni dikë që e ka shkopin më të madh se pankarta që mban në dorë bëni kujdes, sepse do e përdorë diku”- është shprehur Hoxha në emisionin Top Show.
Kjo ka qenë deklarata bombë e gazetarit I cili ka shtuar se brenda protestës së të shtunë në Tiranë, ka grupe që mund të kenë një axhendë të ndryshme.
Sipas gazetarit Hoxha, “ka prova që grupe të vogla jane duke u stërvitur, nga ish drejtues të policisë së shtetit, për “pozicionin” që do të kenë gjatë protestës së 13 majit”.
Me tej ai tha edhe se “të gjitha këto tregojnë se brenda protestes mund të ketë grupe që mund të kene një axhende te ndryshme nga ajo e protestuesve”.