Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rubrikën e tij “AMARCORD” ka publikuar një foto në të cili thekson se në mesin e vite ’20 kryeministri i vendit tonë lëvizte nga Tiranë në Korçë dhe anasjelltas me linja të brendshme ajrore.
Statusi i plotë
AMARCORD
Në mesin e viteve ’20, Kryeministri i kohës mund të bënte vajtje ardhje Tiranë-Korçë me linja të brendshme ajrore, siç e dëshmon kjo foto, ku njerëzit duken të mbledhur në aerodrom, jo për të pritur ceremonialisht kreun e qeverisë, por për të marrë avionin e kthimit.
Krijimi i një kompanie ajrore kombëtare, premisat e së cilës u shfaqën dje fuqishëm dhe infrastruktura që ajo do të ketë si prurje parësore, do ta kthejnë këtë kujtim të bukur në një realitet të dobishëm për bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit 😀
ma.me