Dick Advocaat është emëruar përzgjedhës i përfaqësueses së Holandës për herë të tretë në karrierën e tij si trajner.
Ish-trajneri i Sunderlandit u kthye në stolin e “Tulipanëve” si zëvendësues i Danny Blindit, i cili u shkarkua në muajin mars.
Advocaat më parë ka drejtuar Holandën dy herë nga dy vjet.69-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të eliminatoreve për Kupën e Botës.
Atij do t’i vazhdohet kontrata nëse siguron finalet në Rusi, citohet Express. (b.an)