Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka thumbuar Sali Berishën për faktin që ai nuk do të jetë më në Parlamentin e Shqipërisë pasi PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Teska ishta duke mbajtur fjalën në Kongresin e PS në Durrës, Balla tha se tani që Berisha nuk do të jetë më në Parlament do bien rehat veshët e nënave dhe motrave tona nga fyerjet dhe fjalët e pista të ish-Kryeministrit.
“Teksa po hyja në Pallatin e Sportit, një durrsak më tha: Hë mo Taulant në shtator sdo ta kesh më në Parlament Saliun, do biesh rehat dhe sdo kesh me kë të merresh. Ia ktheva: Do bien rehat veshët e nënave dhe motrave tona nga fyerjet dhe fjalët e pista”- tha Balla teksa prezantoi kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 18 qershorit për qarkun e Elbasanit.
c.a