Dalin të detaje të reja lidhur me shtetasin grek Ioanis Dragounis, me profesion inxhinier ndërtimi, i cili u ndalua në Rinas me një pajisje të dyshimtë përgjimi.
Siç bën të ditur News 24, shtetasi grek ka hyrë 20 herë në Shqipëri në dy vitet e fundit.
Ai ishte kontraktuar nga një kompani telefonike, e cila pas ndalimit të tij në Rinas, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një kopje të kontratës me shtetasin grek.
Ioanis Dragounis rezulton të jetë pronar i një kompanie me qendër në Qipro dhe ofron shërbime në fushën e sigurisë.
c.a