Qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve kanë qenë dy kërkesat e opozitës që kryeministri Rama i ka kundërshtuar me ngulm. Nga Durrësi, ku po zhvillohej kongresi i PS, Rama tregoi detaje nga takimi me Bashën në presidencë. Rama ironizoi edhe deklaratat e PD për kanabisin dhe deklaroi se këtë vit fenomeni merr goditje përfundimtare.
“Ja çfarë i thashë Bashës në takimin që patëm ku më përsëriste përrallën e qeverisë teknike për të luftuar kanabisin. I thashë mos u lodh se ky vit është epilogu i luftës tonë ndaj kanabisit. Këtë vit Shqipëria do dalë nga ky fenomen. Do jetë problem se opozita nuk do jetë në parlament, por do jenë rrugëve duke kërkuar bar, por që nuk do e gjejnë dot. E keni parë që PD-së i ka mbirë kanabisi në gojë. Nuk e ka fajin televizori, por e kanë gojën jeshil”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se i kishte thënë Bashës se 18 qershori nuk preket, pasi është dita e gjykimit dhe e hapjes së një kapitulli të ri.
“Bashës i thashë harroje se 18 qershori nuk preket. Në 18 qershor është dita kur do të gjykohemi dhe dita kur mbyllet kapitulli i shëmtuar i Shqipërisë ku drejtësia shitet. Më 18 qershor hapet kapitulli i ri i drejtësisë së re”, tha Rama./javanews.al/c.a