Dhuna në fmailje është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për forcat ligjzbatuese. Rritja e numrit të raportimeve, tregon shtimin e sensibilizmit të qytetarëve për të kërkuar ndihmë tek autoritetet shtetërore, por nga ana tjetër, tregon përmasat e vërteta të fenomenit.
Çdo ditë dhjetëra raste raportohen në komsiariatet e vendit për dhunë në familje. Ndërkohë, pavarësisht shifrave që janë gjithmonë e në rritje, ekspertët e policisë thonë se fenomeni është edhe më i përhapur, por ende një pjesë e madhe e të dhunarve apo të dhunuarave nuk denoncojnë për shumë arsye.
Raste nga më të ndryshmet raportohen çdo ditë. Kohët e fundit, janë shtuar rastet kur viktima të dhunës janë edhe meshkujt. Një 32-vjeçar nga Tirana ka denoncuar për dhunë bashkëjetuesen e tij. Policia ka proceduar penalisht 44-vjeçaren me inicialet M.B. Hetimi ndaj saj filloi pasi partneri i saj e denoncoi për dhunë fizike raporton JavaNews.
Mësohet se ai ka deklaruar para uniformave blu se është dhunuar sistematikisht nga 44-vjeçarja. Ai ka deklaruar se nuk ka bërë denoncim më parë pasi i vinte turp. Por, i riu duket se nuk ka duruar më dhunën e parneres 12 vite më të madhe, dhe i’u drejtua policisë./JavaNews/a.m.