Prokuroria kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e pezulluar të Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, si dhe t’i hiqen për 5 vite të drejtat për funksione publike. Ajo akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint. Kërkesa u bë e njohur sot, kur organi i akuzës lexoi pretencen për gjyqtaren Andrea dhe bashkëshortin e saj, Odhise Andrea. Sipas pretences, prokuroria kerkoi 4 vjet burg për gjyqtaren, plus heqje te se drejtes per ushtrimin e funskioneve publike per 5 vjet. Nderkohe qe per burrin e saj, Odhise Andrea, prokuroria kerkoi denimin me 5 vjet burg plus heqjen e se drejtes per ushtrim te detyrave publike per 5 vjet.
Per te akuzuarit e tjere ne kete proces, prokuroria kerkoi 4 vjet burg per shtetasin Petraq Dashi, 2 per Ilia Çabirin dhe 1 vit burg per Eleni Lino. Nderkohe qe u kerkua edhe konfiskimi i pasurise prej 50.000 euro, shume pretenduar e marre si ryshfet.
Majlinda Andrea akuzohet per “korrupsion”. Bashkëshorti i saj, Odhise Andrea akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Të pandehurit e tjerë të dosjes Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino janë dërguar si të pandehur për “korrupsion”.
Sipas hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares,
Odhise Andrea në lidhje me çështjen në gjykim, ku ishin palë trashëgimtarët Çabiri dhe Lino. Dyshohet se ai ka rënë dakord për pagesën e një shumë prej 50 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tyre.
Pasi ka nënshkruar një kontratë fiktive për huazimin e një shumë prej 50 mijë euro, Dashi i dorëzon një shumë të tillë bashkëshortit të gjyqtares në një lokal në Tiranë.
Te nesërmen, në 12 korrik gjykata vendosi në favor të Çabirit dhe Linos. Hetimi ka nxjerrë në mënyrë indirekte gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, përmes survejimit të veprimeve të bashkëshortit të saj.
ma.me/javanews.al