Në replikat e zhvilluara sot mes kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe deputetes Majlinda Bregu ka dalë në pah një element që zbulon dhe thotë shumë për tërheqjen e liderit të opozitës nga ‘oferta bujare’ e negociatorëve gjermanë.
“Ka qenë një gafë që nuk e pranuam propozimin e McAllister”, i ka thënë Bashës deputetja Bregu.
“Atë propozim ma kishin bërë dy javë më parë këshilltarët e Ramës’, i është përgjigjur flakë për flakë, Basha. I cili ka shtuar se vlerëson parimet e Propozimit McAllister, por jo formulën, shkruan Dita.
“Mbi këto parime duhet të operohet e të shkohet drejt një zgjidhjeje”, ka sqaruar lideri i opozitës.
ma.me