Këngëtarja 24 vjeçare me origjinë shqiptare, Rita Ora u shpall personaliteti televiziv i vitit për ‘Glamour Women of the Year Awards 2015’.
“Unë jam shumë e kënaqur që më njihet puna tek ‘The Voice’. Ishte një eksperiencë e madhe për mua dhe unë e shijova. Ne patëm shumë harmoni me të qeshura dhe unë punova me disa këngëtarë shumë të talentuar. Është një nder, faleminderit me të vërtetë”, u shpreh Rita.
Ajo shtoi dhe diçka në lidhje me tranzicionin e saj për të punuar në televizion.“Ishte diçka si: AARGH kamerat po xhirojnë, FOL, dhe pastaj fjalë dilnin vetë jashtë. Të ishe live në transmetim ishte e frikshme, fillimisht. Pastaj mësohesh shumë shpejt, por sa herë ndizen dritat, të hipën një adrenalinë, ngjallërim dhe pak frikë”, tha këngëtarja.