Kosova ka një institucion të vet që ua mohon të gjithë shtetasve punësimin. Është kjo Gjykata Speciale.
Formalisht, Gjykata që do të trajtojë pretendimet e senatorit Dick Marty për krimet që mund të jenë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, është pjesë e gjyqësorit të shtetit, e mbështetur në një marrëveshje ndërkombëtare, dhe është rilokuar në Hagë të Holandës, shkruan Koha Ditore.
Ajo obligohet të respektojë liritë dhe të drejtat e njeriut të mishëruara në kapitullin e dytë të Kushtetutës, ku është e listuar edhe e drejta për mosdiskriminim në procesin e punësimit.
Por shtetasve të Kosovës nuk ua njeh as të drejtën e aplikimit jo vetëm për gjykatës e prokurorë, por as për punonjës të administratës.
Mohimi i kësaj të drejte kushtetuese është prezantuar hapur në uebfaqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, emërtim zyrtar ky për Gjykatën Speciale. (b.an)