Policia italiane ka arrestuar një çift italo-shqiptar, të cilët e kishin kthyer shtëpinë e tyre në jë laborator të vogël droge. Mësohet se shtëpia e kthyer në serë drogë është zbuluar në Beetle të Romës, ku gjatë kontrollit policia italiane është habitur kur ka gjetur një dhomë ku kultivohej kanabis sativa.
Policia ka prangosur 42-vjeçarin italian, shofer taksie si dhe bashkëshorten e tij shqiptare 32-vjeç. Po ashtu, në banesën e tyre janë gjetur disa doza marijuane dhe hashash të gatshëm për shtije, ndërsa gjykata vendosi që çiftin ta lërë në arrest shtëpie deri sa të dalin në gjyq.