Ujësjellës Kanalizimet Tiranë do të vijojnë problematikën disa ditore për furnizimin e kryeqyteti me ujë të pijshëm.
Sipas një njoftimi të UKT pranë Bashkisë Tiranë, zonat e Kombinatit, Unazës së Re, Sharrës, Yrshekut do të përballen me kufizime për shkak të një defekti elektrik.
Nga kufizmi do të preket edhe Mëzezi, ndërsa UKT nuk ka bërë të ditur sesa do të zgjasë riparimi i defektit në fjalë.
Prej disa ditësh, Tirana dhe zonat kryesore të saj po përjetojnë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, kryesisht në presionin e ujit.
Sot, shkak për defektin mësohet të jetë bërë mosfunksionimi i nënstacionit të pompimit në Bërxullë.