Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në një restorant në qytetin e Cërrikut, ndërkohë që policia dhe efektivët zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nga dyshimet e para mësohet se flakët që kanë përpirë lokalin janë shkaktuar nga rrjeti i amortizuar elektrik dhe mbingarkesa e rrymës.
Policia njofton se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se po punohet për shuarjen e zjarrit ndërsa zjarrfikësit kanë lokalizuar vatrën e tij.