Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot listat e 9 partive, mes të cilat edhe FRD dhe Partisë Socialiste, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.
Por ajo që bie në sy është fakti se Partia Socialiste është gjobitur me 1 milionë lekë të reja gjobë për shkak se nuk ka respektuar kuotat gjinore në qarkun e Beratit.
Në listë nga 8 kandidatë në këtë qark 7 janë meshkuj dhe vetëm një femër.
c.a