Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot një mbledhje të grupit parlamentar të PD në orën 18:00.
Takimi i Bashës me grupin parlametar vjen disa orë përpara se të skadojë ultimatumi i vendosur nga kryeministri Rama ku tha se do ta priste liderin e opozitës për marrëveshje deri sot në mbrëmje dhe pas kësaj date nuk do të ishte më në dispozicionin e Bashës.
Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme të PD do të diskutohet edhe për protestën e ardhshme të opozitës, e cila do të mbahet ditën e shtunë ora 12:00 në sheshin Dëshmorët e Kombit.
c.a