Edhe pse fushata zgjedhore nuk ka nisur zyrtarisht, krerët e partive politike, kryesisht të mazhorancës, kanë nisur takimet me qytetarët. Kreu i LSI, Petrit Vasili është takuar ditën e sotme me fermerët e zonës Suk 1 të qarkut të Fierit.
Vasili tha se objektivi i LSI është 5-fishimi i buxhetit të shtetit për bujqësinë, duke arritur në 250 milionë euro në vit.
“Ky shtim buxhetimi hap 50,000 vende të reja pune. Kjo do të sjellë dyfishim të prodhimit kombëtar në fushën e bujqësisë dhe dyfishim të të ardhurave të çdo fermeri”, u shpreh kreu i LSI, Petrit Vasili.
c.a