Teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij një i ri shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.
Ngjarja ndodhi në “Trento” në Parma të Italisë, ndërsa mediat lokale bëjnë me dije se i riu shqiptar 35 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin.
Ai është përplasur me një makinë që po vinte përballë tij. Menjëherë atij i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Dyshohet se shqiptari ka pësuar goditje nga ndonjë sëmundje para se të ndodhte aksidenti i rëndë. Policia thotë se shqiptarit i ka rënë infarkt, gjë që ka sjellë dhe aksidentin.
c.a