Një aksident tragjik ka ndodhur në lezhë ku ka humbur jetën një 10-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grykë Zezë ku tre fëmijë të moshave 11 dhe 10 vjeç, i morën pa leje zetorin gjyshit dhe u aksdentuan duke rënë në kanal. 10-vjeçari humbi jetën ndërkohë shpëtuan dy fëmijët e tjerë.
“Me datë 06.05.2017, rreth ores 13:10 , është marrë njoftim se në Grykë Zezë , në vendin e quajtur Ish Frutoria, një mjet Zetor kishte rënë në kanal dhe për pasojë kishte humbur jetën fëmija N.N. 10 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga veprimet hetimore paraprake ka rezultuar se 3 fëmijë( kushërinj me njëri tjetrin) konkretisht A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll.11 vjeç kanë marrë duke drejtuar mjetin bujqësor Zetor në pronësi të gjyshit të tyre që ishte pranë banesës i fikur”, bën me dije policia.
Pasi kanë ndezur Zetorin , i cili drejtohej nga shtetasi A.Ll. , kanë përshkuar rreth 700-800 m rrugë kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi N.N. 10 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./a.m.